Ukraina kërkon raketat Tomahawk, Rusia paralajmëron SHBA-në: Do përgjigjemi nëse furnizoni Kievin

Ukraina kërkon raketat Tomahawk, Rusia paralajmëron SHBA-në: Do përgjigjemi nëse furnizoni Kievin

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, paralajmëroi të enjten se Rusia do të përgjigjet nëse Shtetet e Bashkuara vendosin të transferojnë raketa Tomahawk në Ukrainë. Komentet e Peskovit erdhën disa ditë pasi zëvendëspresidenti amerikan J.D Vance tha se SHBA po shqyrton kërkesën e Ukrainës për këto raketa me rreze veprimi deri në 1,600 kilometra. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky raportohet se ka kërkuar me forcë nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë një takimi privat në Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së më 23 shtator, që të furnizojë Ukrainën me raketa Tomahawk. Këto raketa janë të rëndësishme për Ukrainën, pasi kanë aftësi të fluturojnë në lartësi të ulëta, të kryejnë manovra shmangëse dhe mund të riprogramohen gjatë fluturimit. Këto karakteristika i bëjnë ato shumë efikase për sulme ndaj...