Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Rimbursimi i ilaçeve! Prokuroia ‘mësyn’ tek ‘CFO Pharma’, i bllokohet kompania Nadir Çaushollit
TIRANË-Prokuroria e Tiranës ka mësyrë në ambientet e kompanisë CFO Pharma, të Nadir Çaushollit duke sekuestruar praktikisht të gjithë inventarin dhe dokumentacionin e rimbursimeve. Aksioni është urdhëruar nga prokurori Ndini Tavani, ndërkohë që ambientet e kompanisë mbahen të rrethuara me forca policie, që prej ditës së djeshme. Kapitalit shkruan se sekuestrimet janë shtrirë dhe në dy kompanitë satelite të CFO Pharmas, Pharma Plus dhe Medyx Albania. Prokuroria dyshon se të tre kompanitë janë përfshirë në një skemë faturash false dhe shitjes fiktive të barnave me qëllim për të përfituar rimbursime. Në qendër të hetimit janë veçanërisht dy medikamente që përdoren për sëmundjen e astmës, të quajtur respektivisht Foster dhe Trimbow. Në lidhje me këto dy medikamente të prodhuara nga kompania italiane Chiesi Farmaceutici, Nadir Çausholli, pronari i "CFO...