Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Sekuestrohen 25 ha tokë/ Grupi i “Rrumit” zhdukte faqet nga regjistri i pronave dhe i zëvendësonte, zbulohet manipulimi në Kadastrën e Durrësit
Aleksandër Laho-spak DURRËS- Në një aksion të zhvilluar që në orët e para të mëngjesit të sotëm nga SPAK dhe BKH, përveç urdhër-arresteve të lëshuara, mes tyre edhe për Aleksandër Lahon allias Rrumi i Shijakut, u sekuestruan edhe pasuri të përfitura përmes dokumenteve të falsifikuara. Bëhet fjalë për 11 pasuri me sipërfaqe totale 254.300 m² në zonën bregdetare të fshatit Shetaj në Durrës, që rezulton se është përfituar me dokumente të falsifikuara, të kryera nga një grup kriminal i drejtuar nga "Rrumi i Shijakut". Sipas hetimeve, rezulton se Aleksandër Laho, në rolin e krijuesit, drejtuesit dhe organizatorit, ka krijuar një grup të strukturual kriminal, me synimin për kryerjen e veprimtarisë së kundërligjshme të falsifikimit të dokumenteve, ku pjesëtarë të këtij grupi të strukturuar kriminal janë shtetasit;...