Kurti: Votimi për Emilija Rexhepin nuk mund të anulohet

Kurti: Votimi për Emilija Rexhepin nuk mund të anulohet

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se zgjedhja e Emilija Rexhepit nënkryetare e Kuvendit të Kosovës nga minoriteti joserb “nuk mund të anulohet”, teksa vendi pret aktgjykimin e plotë të gjykatës më të lartë në lidhje me votimin për nënkryetarët e organit ligjvënës. Gjykata Kushtetuese njoftoi më 30 shtator përmes një vendimi se Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar ende dhe se ky proces nuk përfundon pa zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb. I pyetur nga gazetarët gjatë një ngjarjeje në Prishtinë lidhur me vendimin e gjykatës, Kurti – i cili është lider i Lëvizjes Vetëvendosje gjithashtu- tha se “duhet ta shohim aktgjykimin në mënyrë të plotë për ta dhënë vlerësimin tonë”. Por, ai shtoi se “është humbje kohe dhe...