Europa në krah të Ukrainës, liderët kërkojnë masa më të forta kundër Rusisë

Europa në krah të Ukrainës, liderët kërkojnë masa më të forta kundër Rusisë

Në hapjen e takimit të komunitetit politik në Danimarkë, kryeministrja e vendit bëri thirrje për ndaljen e agresionit rus. “Gjatë muajve të fundit, është folur shumë për paqen në Ukrainë, me takime, takime paraprake dhe informime rreth takimeve, dhe ndërkohë, Rusia vazhdon sulmet e saj brutale. Duhet t’u bëhet e qartë të gjithëve tani: Rusia nuk do të ndalet derisa të detyrohet ta bëjë këtë.” Ndërkohë, Zelensky bëri thirrje për bashkëpunim, pasi rreziku, sipas tij, është për të gjithë Evropën. “Nëse rusët guxojnë të lëshojnë dronë kundër Polonisë ose të shkelin hapësirën ajrore të vendeve të Evropës Veriore, kjo do të thotë se kjo mund të ndodhë kudo – në Evropën Perëndimore, në Jug. Ne kemi nevojë për reagim të shpejtë dhe efektiv, si dhe...