PD mbyll negociatat. Dy kandidatë gati për Tiranën

PD mbyll negociatat. Dy kandidatë gati për Tiranën

Partia Demokratike ka mbyllur negociatat për përzgjedhjen e kandidaturave për zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit, me prioritet kandidatin e Tiranës. Edhe pse selia blu e konsideron antikushtetuese shpalljen e dekretit të presidentit për zgjedhjet në kryeqytet, për shkak se Erion Veliaj i është drejtuar me ankesë Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e tij, PD-ja nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës. Partia Mundësia i ofroi në tryezë demokratëve tre kandidatë, profile jopolitike, si Edlira Çepani, Ermal Hasimja dhe Florian Haçkaj. Si forca më e madhe e opozitës, Partia Demokratike do të përzgjedhë në bazë të propozimeve, megjithatë ajo ka bërë gati edhe kandidaturat e saj. Selia blu është hermetike për të zbuluar emrat, pasi ka planifikuar që dy kandidatë të përzgjedhur prej...