Veliaj sfidon Begajn, ankimon në GJK dekretin për zgjedhjet e Tiranës: Është antikushtetues!

Veliaj sfidon Begajn, ankimon në GJK dekretin për zgjedhjet e Tiranës: Është antikushtetues!

erion veliaj-gjykata kushtetues TIRANË- Avokatët e ish-kryebashkiakut Erion Veliaj kanë ankimuar në Gjykatën Kushtetuese dekretin e presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme. Në kërkesën e tij, Veliaj argumenton se dekreti i presidentit është antikushtetues, pasi vendimi për sharkimin e tij quhet i pezulluar për shkak të ankimimit brenda 15 ditësh në Gjykatën Kushtetuese. Sipas kërkesës, Begaj përmes këtij dekreti që cakton datën e zgjedhjeve ka cënuar garancinë kushtetuese që kërkuesi, si i zgjedhur vendor, gëzonte në rast shkarkimi.  "Presidenti, përmes dekretit objekt shqyrtimi, ka vepruar sikur kjo garanci të mos ekzistonte, duke e injoruar atë dhe duke e trajtuar shkarkimin si të përfunduar në një moment kur ai ishte pezulluar ipso jure nga vetë norma kushtetuese. Duke shpallur vakancën mbi bazën e një akti të...