Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
“Nuk përbëj rrezik për provat”/ Kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Veliajt, e lë në burg
Gjykata e Lartë shqyrtoi rekursin e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. Sipas vendimit të gjykatës, rekursi i Veliajt u refuzua, dhe ai do të vazhdojë të qëndrojë në burg. “Vendosi: Mospranimin e rekursit te paraqitur nga personi nën hetim Erion Veliaj, kundër vendimit nr. 130 (87- 025-191), datë 09.06.2025, te Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendim. Veliaj u shkarkua nga detyra e kryetarit të Bashkisë, ndërsa Presidenti i Republikës vendosi të hapë rrugë për zgjedhjet e reja vendore më 9 nëntor, pavarësisht se ish-kryebashkiaku ka kundërshtuar shkarkimin e tij në Gjykatën Kushtetuese. Veliaj akuzohet për një sërë veprash penale, si korrupsioni, fshehja e pasurisë, apo edhe favorizim i biznesmenëve në...