Covey në Hagë: Thaçi ishte djalë i ri e ambicioz, përpiqej të ishte i suksesshëm

Covey në Hagë: Thaçi ishte djalë i ri e ambicioz, përpiqej të ishte i suksesshëm

Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka vijuar sot dëshmia e Jock Covey, ish-zëvendësi i përfaqësuesit të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner. Ai po dëshmon në procesin gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.  Gjatë dëshmisë së tij, Covey deklaroi se Thaçi nuk ka pasur rol të madh në negociatat ndërmjet KFOR-it dhe drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).  Sipas tij, Thaçi ishte në një fazë ku përpiqej të gjente vendin e vet në skenën politike dhe ushtarake pas luftës.  “Nuk më habit që ai ndiente nevojën të shprehte përkrahjen për udhëheqjen e UÇK-së. Nëse kjo do të kishte sukses apo jo, mbetej për t’u parë në atë kohë”, është shprehur Covey, duke shtuar se nuk mund të bënte më shumë sesa të hamendësonte për qëllimet apo ndikimin e Thaçit në atë periudhë.  Sipas...