Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Nga shkarkimi i Veliajt, te dekreti i Presidentit për zgjedhjet/ Kume tregon procedurat: Ku gaboi Begaj!
Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki të vendit do të mbahen më 9 nëntor. Ky vendim u mor me dekret nga ana e presidentit Bajram Begaj. Për këtë çështje, në programin e drekës ne News24, me moderatoren Ola Brukon, foli ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume. Ky i fundit komentoi procedurën për shkarkimin e Veliajt, ndërsa u ndal te disa parregullsi që ka dekreti i presidentit Begaj për zgjedhjet e 9 nëntorit. Ai tha se pjesa e komentuar për bashkinë e Tiranës, lë vend për komente. “Nuk ka pse të japim përgjigje po apo jo. Në legjislacionin tonë parashikohet ndërprerja e mandatit të të zgjedhurit vendor. Në Kushtetutën e Republikës, neni 115 thuhet; Këshilli i Ministrave mund të shkarkojë të zgjedhurin vendor, nëse ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës dhe ligjeve. Kryetari i njësisë vendore mund...