Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Arrestimi i vëllait të deputetit të PS dhe “Rrumit”/ Zbardhet ekzekutimi i Edmir Bregut, SPAK: Vrasje për hakmarrje
Foto ilustruese TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dalë me njoftim zyrtar pas aksionit në Durrës, ku u vu në pranga vëllai i deputetit të PS, Loer Kumes, si dhe Vullnet Muça vëllai i Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi i Shijakut”. SPAK bën me dije se aksioni ishte për goditjen e një grup të strukturuar kriminal të përfshirë në vrasje me pagesë, përvetësim të pronës shtetërore përmes falsifikimit. Hetimet kanë zbuluar emrin e personit të vrasjes së Edmir Bregu alias Jetmir Bregu alias Ilir Koci, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2021. Dyshohet se urdhrin për të vrarë Edmir Bregun e ka dhënë Astrit Avdyli, ndërsa ekzekutori sipas SPAK dyshohet se ka qenë nipi i tij, Aldo Avdyli. Në pranga përfunduan: Vullnet Muça, vëllai i Rrumit, Aleksandër...