Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rregulla të reja për kontrollet e ngarkesave të produkteve organike ose të importuara
Këshilli i Ministrave miratoi ditën e mërkurë rregulla të reja “Për prodhimin organik, etiketimin e produkteve organike dhe kontrollin e tyre”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ky vendim synon të përcaktojë rregullat e hollësishme për verifikimin e kushteve të produkteve organike dhe kontrollet zyrtare për produktet që importohen nga një vend anëtar i Bashkimit Evropian ose vend i tretë me qëllim vendosjen në tregun shqiptar si produkt organik dhe/ose në kalim. Në vendim thuhet se këto rregulla kanë për qëllim të përcaktojnë veprimet që duhet të ndërmerren nga institucioni përgjegjës për kontrollin zyrtar në pikat e inspektimit kufitar, në rast të dyshimit ose të konstatimit të mospërputhshmërive të ngarkesave me kërkesat e legjislacionit në fuqi për prodhimin organik. Sipas rregullave të...