Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki, botohet në Fletoren Zyrtare dekreti i Presidentit Begaj

Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki, botohet në Fletoren Zyrtare dekreti i Presidentit Begaj

Dekreti i Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore në gjashtë bashki të vendit është botuar tashmë në Fletoren Zyrtare.  Në dekretin e firmosur dje, më 1 tetor, Presidenti Begaj ka caktuar datën 9 nëntor 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve në bashkitë: Tiranë, Berat, Tepelenë, Vlorë, Cërrik dhe Mat.  Publikimi në Fletoren Zyrtare e bën dekretin zyrtarisht të detyrueshëm për institucionet përkatëse, duke i hapur rrugë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të filluar përgatitjet për organizimin e procesit zgjedhor.