Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Evropa në një tavolinë, mbreti danez shtron darkë për udhëheqësit e BE-së! Nga veshjet elegante te menuja
Mbrëmjen e djeshme, mbreti Frederik dhe mbretëresha Mary e Danimarkës organizuan një darkë solemne në pallatin Amalienborg të Kopenhagës, në nder të 50 krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së dhe Komunitetit Politik Europian. Liderët europianë ndodhen në kryeqytetin danez për samitin e 7-të të Komunitetit Politik Europian, ku fokusi kryesor është mbështetja për Ukrainën, siguria e Europës dhe roli i saj në një skenë gjeopolitike gjithnjë e më të ndërlikuar. Në darkë morën pjesë personalitete të larta si presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, presidentja e Parlamentit Europian Roberta Metsola, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri britanik Keir Starmer, kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministrja italiane Giorgia...