Shella: Rama kërkon të fitojë Tiranën përmes manipulimit institucional! GjK s’mund të kthehet në vegël e PS-së

Shella: Rama kërkon të fitojë Tiranën përmes manipulimit institucional! GjK s’mund të kthehet në vegël e PS-së

I ftuar në një intervistë në edicionin e lajmeve të mesditës, në Syri TV, eksperti gjyqësor Gerti Shella ka ngritur shqetësime mbi procesin zgjedhor vendor dhe rolin e Gjykatës Kushtetuese në vendimmarrje që, sipas tij, mund të ndikojnë drejtpërdrejt në rezultatet politike, veçanërisht në Bashkinë e Tiranës. Ai theksoi se Gjykata Kushtetuese, përballë një pushteti të konsoliduar si ai i mazhorancës, nuk ka fuqinë reale për të balancuar lojën politike, ndërsa shton se avantazhi i “surprizës” mbetet në duart e PS-së. Gerti Shella: A nuk mendoni se teksa zgjedhjet bëhen në nëntor, apo data e shpalljes mund të jetë 17 nëntor...çlirimi i Tiranës...diku në dhjetor me rastin e krishtlindjeve, Gjykata Kushtetuese e cila ka punuar fort për sjelljen sa më pranë të skadimit të afatit...