Qeveria “Rama 4”, lëvizje në 3 ministri, emrat që shkarkohen dhe emërohen

Qeveria “Rama 4”, lëvizje në 3 ministri, emrat që shkarkohen dhe emërohen

qeveria rama 4 TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, që është zhvilluar pa kryeministrin Edi Rama, janë miratuar disa ndryshime në përbërjen e kabinetit qeveritar. Miriam Shyti është caktuar në detyrën e zëvendësministres për Evropën dhe Punët e Jashtme. Në të njëjtën kohë, Endrit Yzeiraj është liruar nga ky post dhe është transferuar në Ministrinë e Financave, ku do të ushtrojë funksionin e zëvendësministrit, detyrë të cilin e ka mbajtur dhe më herët, në kohën kur ky dikaster drejtohej nga Delina Ibrahimaj. Yzeiraj zëvendëson Erjona Bejlerin, e cila është larguar nga posti që mbante më parë në këtë ministri. Vendimi i marrë nga Këshilli i Ministrave: Miriam Shyti emërohet zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme. Endrit Yzeiraj lirohet nga detyra si...