Osmani: BE flet, por nuk vepron! Presidentja e Kosovës kërkon të mbahet qëndrim më i ashpër ndaj Serbisë

Osmani: BE flet, por nuk vepron! Presidentja e Kosovës kërkon të mbahet qëndrim më i ashpër ndaj Serbisë

Nga samiti i Komunitetit Politik Evropian, në Danimarkë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të zbatojë atë që thotë. “Sapo përkujtuam 2-vjetorin e aktit terrorist të Serbisë ndaj vendit tim në veri. Bashkimi Evropian ka kërkuar vazhdimisht llogaridhënie, por nuk ka pasur asnjë. Është koha që të zbatojnë atë që thonë”, tha Osmani. Osmani  nënvizoi se  Rusia paraqet kërcënim për Evropën, ndërsa Serbia për rajonin e Ballkanit Perëndimor. “Serbia trajton shtetet fqinje si shtete që nuk ekzistojnë, si shtete të përkohshme, si shtete ndaj të cilave ajo vepron me agresion. Është kopje e metodave të Rusisë. Fatkeqësisht, Rusia e përkrah Serbinë në këto veprime. Tradicionalisht dhe për shekuj të tërë, ata kanë përdorur një koncept të ngjashëm: Rusia flet për...