Energjia elektrike bllokon për 15 minuta autostradën në Fushë Mamurras

Energjia elektrike bllokon për 15 minuta autostradën në Fushë Mamurras

Policia Rrugore ka njoftuar se këtë të enjte në orën 12:00 do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në të dyja kahet e autostradës A1, në zonën e Fushë Mamurrasit. Bllokimi do të zgjasë për rreth 15 minuta dhe ka për qëllim të sigurojë mjedisin e punës për personelin teknik që do të kryejë riparimet emergjente të linjës së energjisë elektrike. “Qarkullimi do të bllokohet për rreth 15 minuta, për të garantuar sigurinë e personelit teknik që do të kryejë punimet për riparimin e linjës së energjisë elektrike që është ndërprerë për shkak të erës.“, thuhet në njoftimin e Policisë Rrugore. Kjo ndërprerje e energjisë ka ardhur si pasojë e dëmtimeve të shkaktuara nga era e fortë, ndaj dhe punimet janë të domosdoshme për rikthimin e...