Bllokim i përkohshëm në të dyja kahet e autostradës në Fushë Mamurras, policia apel qytetarëve

Bllokim i përkohshëm në të dyja kahet e autostradës në Fushë Mamurras, policia apel qytetarëve

Policia Rrugore e Lezhës njofton qytetarët se në orën 12:00, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në të dyja kahet e autostradës A1, në Fushë Mamurras. Qarkullimi do të bllokohet për rreth 15 minuta, për të garantuar sigurinë e personelit teknik që do të kryejë punimet për riparimin e linjës së energjisë elektrike që është ndërprerë për shkak të erës. Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve për devijimin e qarkullimit dhe për respektimin e sinjalistikës rrugore. Top Channel