Lefter Maliqi i bindur: Po kandidova për Bashkinë e Beratit e kam të sigurt fitoren

Lefter Maliqi i bindur: Po kandidova për Bashkinë e Beratit e kam të sigurt fitoren

Ish-deputeti Lefter Maliqi, deklaroi me bindje se nëse kandidon në zgjedhjet e parakohshme lokale për Bashkinë e Beratit, e ka të sigurt fitoren. “Nëse unë kandidoj sot në Berat, e fitoj Bashkinë e Beratit, të jeni të bindur. Pavarësisht se unë nuk heq dorë nga Bashkia e Kuçovës”, deklaroi Maliqi. “Unë do të jem drejtues vendor i ardhshëm në Qarkun e Beratit dhe nuk ka forcë që më ndalon. Edhe kësaj radhe që dola nga listat e hapura, që pretendoja të isha në listë të mbyllur në bazë të rezultateve që kisha, mora 5222 vota në një qark të vogël, me 7 mandate”, shtoi ish-deputeti demokrat. Sipas tij, opozita duhet të punojë fort në bazë: “Ngul këmbë se duhet punë e madhe në bazë, duhet rifreskim....