Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Hija e arkivoleve/ Frika e shqiptarëve nga rikthimi i shërbimit ushtarak në Serbi: Jemi mes dy zjarreve
Familjet shqiptare në jug të Serbisë ndiejnë një valë të re shqetësimi: rikthimi i mundshëm i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi po u kthen frikën e viteve ’80 dhe ’90. Kur dëgjon fjalën “ushtri”, Sadik Sadiku nga Rahovica e Preshevës, në jug të Serbisë, nuk mendon për mbrojtje, por për arkivole të mbyllura hermetikisht, që sollën dhimbje në familjen e tij. Dyzet e tre vjet më parë, nipi i tij, Yzeiri, u kthye i vdekur nga shërbimi ushtarak në Armatën Popullore të Jugosllavisë (APJ). Trupi i tij mbërriti në shtëpi në një arkivol të mbyllur – pa mundësinë që familja ta hapte dhe ta shihte. Autoritetet ushtarake të kohës e përshkruan rastin si “vetëvrasje”, duke thënë se i riu ishte hedhur nga një objekt...