Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
50 liderë evropianë takohen sot në Kopenhagen për luftën në Ukrainë dhe ekonominë, i pranishëm edhe Zelensky
Gati 50 udhëheqës evropianë janë ftuar në takimin e Komunitetit Politik Evropian sot në Kopenhagen, i cili do të përqendrohet në luftën në Ukrainë dhe sigurinë evropiane. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të marrë pjesë në këtë samit të shtatë të Komunitetit Politik Evropian, i cili zhvillohet pas takimit të 27 udhëheqësve të BE-së të mbajtur dje, të mërkurën, gjithashtu në Kopenhagen. Zelensky do t’i drejtohet Komunitetit Politik Evropian dhe gjithashtu do të mbajë një konferencë për shtyp me kryeministren daneze Mette Frederiksen, njoftoi qeveria daneze. Presidenti francez Emmanuel Macron propozoi krijimin e Komunitetit Politik Evropian pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, për të nxitur dialogun dhe bashkëpunimin midis vendeve evropiane përtej kufijve të BE-së dhe pa ritualet e vizitave zyrtare. Temat...