PD vijon negociatat me aleatët për zgjedhjet në Bashkinë Tiranë, zbardhen tre emrat që janë propozuar për të garuar…

PD vijon negociatat me aleatët për zgjedhjet në Bashkinë Tiranë, zbardhen tre emrat që janë propozuar për të garuar…

Ditën e djeshme opozita ka dalë me emra konkretë për Bashkinë e Tiranës pas shumë ditëve pritje. Tre emrat potencialë për Bashkinë e Tiranës që janë propozuar në mbledhjen e aleatëve dhe PD janë aktivistja Edlira Cepani, pedagogu Ermal Hasimja dhe Florian Hackaj. Këto emra janë diskutuar sot në mbledhjen e përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe aleatëve, nga të cilët mund të zgjidhet kandidati i cili do të garojë përballë Ogerta Manastirliut për Bashkinë e Tiranës që u prezantua nga Edi Rama në Asamblenë e PS më 11 Shtator. Deri më tani nuk ka dakordësi për asnjë prej tyre dhe negociatat do të vijojnë mes palëve. E vetmja gjë për të cilët PD ka rënë dakord me partitë e tjera opozitare është se kandidati për...