“Akrobaci” për këmbësorët, strategjia: Mënyra si janë projektuar disa rrugë në qytete i vë në rrezik

“Akrobaci” për këmbësorët, strategjia: Mënyra si janë projektuar disa rrugë në qytete i vë në rrezik

Disa rrugë në zonat urbane në vend i ekspozojnë seriozisht këmbësorët ndaj rrezikut të aksidenteve. Strategjia e fundit e qeverisë lidhur me sigurinë rrugore gjykon se një pjesë e tyre janë projektuar duke i dhënë përparësi automjeteve dhe duke neglizhuar sigurinë e këmbësorëve dhe për këtë ka nevojë për ndërhyrje serioze.“Planifikimi i transportit dhe projektimi i rrugëve në Shqipëri në të kaluarën i kanë dhënë përparësi kryesisht automjeteve motorike, shpesh duke neglizhuar nevojat e sigurisë së këmbësorëve, personave me aftësi të kufizuara dhe përdoruesve të tjerë të rrezikuar të rrugës. Rrugë të shumta, veçanërisht në zonat urbane, nuk janë projektuar duke pasur parasysh sigurinë e këmbësorëve.Probleme të tilla si mungesa e trotuareve, vendkalimet e papërshtatshme dhe projektet e pasigurta të rrugëve i detyrojnë këmbësorët të...