Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Gjermania në krizë, Merz shpall reforma të thella për të shpëtuar ekonominë
Bota E Enjte, 2 Tetor 2025 10:05 Firma që falimentojnë, largime jashtë vendit, deficite të mëdha në sektorin e sigurimeve sociale, një popullsi e pakënaqur: Vetëm 22 përqind e të anketuarve në sondazhin e fundit të ARD-së për Gjermaninë në fillim të shtatorit u shprehën të kënaqur me punën e qeverisë së përbërë nga Unioni kristiandemokrat/kristiansocial (CDU/CSU) dhe Socialdemokratët (SPD). Kancelari Friedrich Merz (CDU) kuptohet që është nën presion nga rezultate të tilla në sondazhe – dhe për këtë arsye ai ftoi kabinetin qeveritar për konsultime në rezidencën Vila Borsig në Berlin. Konsultimet përfunduan të mërkurën (01.10.2025). “Modernizimi i shtetit që do të ishte dashur të realizohej me kohë tani duhet të avancojë shpejt”, tha Merz gjatë konsultimeve të qeverisë. “Ne duhet të verifikojmë rendimentet...