Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Eshtë skandaloze/ Edi Rama tashmë nuk pyet më, ai ka pushtet të bëjë çfarë të dojë
Albana Vokshi Pjesë nga deklarata: Për Bashkinë e Tiranës, Presidenti, i bazuar në Kushtetutë dhe si kreu i institucionit që duhet të jetë garant i zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, duhej të kishte pritur vendimin e saj. Thjesht duhej të zbatonte Kushtetutën. Ndërkohë, është absurde dhe e pakonceptueshme se si një President mund të shkelë në mënyrë flagrante Kushtetutën, siç ndodhi sot. Një veprim i tillë nuk mund të imagjinohet as në vende të tjera të rajonit. Shkojmë në Kosovë, ku Gjykata Kushtetuese merr vendime të pavarura – pëlqejnë ose jo qeverisë por megjithatë Qeveria e Kosovës, me në krye Albin Kurtin, i ka zbatuar edhe kur nuk i ka pëlqyer. Mund të mos i pëlqente Ramës vendimi i Gjykatës Kushtetuese, por tashmë jemi mësuar...