Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“1.6 mln lekë për 100 qytetarë”, avokati thirrje qytetarëve: Keni kohë 15 ditë! Drejtohuni Bashkisë Tiranë për…
Mëngjesin e sotëm avokati Gylsen Zhllima foli në lidhje me shpronësimet publike. Ai solli në studio VKM e datës 26 shtator, ku flitet në lidhje me shpronësimin e pronave që preken nga zona e njohur si Kthesa e Kamzës deri në stacionin hekurudhor të Kasharit, loti 1. “Brenda 15 ditëve qytetarët duhet t’i drejtohen Bashkisë Tiranë për të marrë shpërblimin siç e parashikon ligji. Vlera totale e shpronësimit është rreth 1.6 mln lekë të reja, preken rreth 100 qytetarë. Tek kjo VKM sheh shtetin dhe kush ka përfituar dëmshpërblimin, mjafton që të lexoni listën. Këtë duhet ta bëjë çdo qytetar që preket nga kjo vetë”, tha ai. Zoti Zhllima ka folur edhe në lidhje me Paketën e Maleve, të cilën e quajti abuzim. “Nuk mund...