Vrasja e Edoardo Sarchit: Rrahja dhe varrosja e shpejtë pa autopsi, misteret rreth vdekjes së menaxherit nga Varese

Vrasja e Edoardo Sarchit: Rrahja dhe varrosja e shpejtë pa autopsi, misteret rreth vdekjes së menaxherit nga Varese

Gazeta prestigjioze italiane Corriere Della Sera i ka kushtuar një artikull të detajuar vrasjes misterioze të biznesmenit italian Edoardo Sarchi në Shqipëri. Sipas artikullit të medias italiane, rasti ngre dyshime të forta pas varrimit të shpejtë pa kryer autopsinë, ndërsa rrethanat dhe versionet e ndryshme të ngjarjes mbeten të paqarta dhe plot mister. SHKRIMI I CORRIERE-s Shumë gjëra po fliten rreth vdekjes së sipërmarrësit të ndërtimit Edoardo Sarchi, nga Cunardo, provinca Varese, i cili u vra të shtunën në Salari, një fshat në Shqipëri, që prej kohësh ishte vendbanimi i menaxherit, pronar i një fabrike të konsoliduar në një vend me zgjerim kolosal urbanistik dhe imobiliar. Shqipëria është gjithashtu vendlindja e gruas së Sarchit, 44 vjeçe. Është e qartë që bëhet fjalë për një vrasje, por sipas...