Shtëpia e Bardhë paralajmëron shkurtime masive të punonjësve federalë

Shtëpia e Bardhë paralajmëron shkurtime masive të punonjësve federalë

Shtëpia e Bardhë thotë se shkurtimet masive të punonjësve federalë në SHBA do të fillojnë brenda dy ditësh, ndërsa ligjvënësit shkëmbejnë faje për mbylljen e parë të qeverisë në pothuajse shtatë vjet. Mbyllja e qeverisë filloi të mërkurën pasi republikanët dhe demokratët në Kongres nuk arritën të bien dakord për një plan të ri shpenzimesh para afatit të mesnatës. Ka pak shenja se secila palë është e gatshme të bëjë kompromis, dhe një votim për t’i dhënë fund bllokimit së qeverisë dështoi vetëm disa orë pasi ajo filloi. Mbledhja e Senatit është shtyrë që atëherë, duke ngritur frikën se bllokimi mund të zvarritet dhe të kërcënojë qindra mijëra vende pune, si dhe të rrezikojë t’i kushtojë ekonomisë amerikane miliarda dollarë në humbje prodhimi. Në një...