Maliq/ 74-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë, dyshohet hemorragji cerebrale

Maliq/ 74-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë, dyshohet hemorragji cerebrale

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në fshatin Maliq, ku një grua 74-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e moshuara ka ndërruar jetë si pasojë e një hemorragjie cerebrale. Trupi i saj është gjetur nga i biri, i cili ka njoftuar menjëherë policinë. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.