Avokat Kujtim Cakrani: Takimi në Aruba më kujton “Padrinon”, është mënyrë e re mafioze për të bërë politikë dhe ekonomi

Avokat Kujtim Cakrani: Takimi në Aruba më kujton “Padrinon”, është mënyrë e re mafioze për të bërë politikë dhe ekonomi

Avokati Kujtim Cakrani, i ftuar në emisionin “Oponencë” në News24, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me të ashtuquajturin “takimi i Arubas”, duke e krahasuar me skenat nga filmi “Padrino”, ku mafiozët amerikanë mblidheshin në Kubë për të ndarë territore dhe pasuri. “Ju kujtohet kur mblidheshin mafiozët amerikanë në Kubë, kur ishte Batista dhe ai i shpërndante toka për resorte, kulla? Derisa erdhi Fidel Kastro… Aruba është mënyrë e re e të bërit politikë, ekonomi, të gjitha bashkë,” – tha Cakrani. Ai pretendon se për këtë takim ekzistojnë audio-përgjime dhe fotografi të regjistruara nga Antimafia italiane dhe DEA amerikane, duke theksuar se ky nuk është më thjesht një spekulim politik, por çështje që duhet të hetohet nga drejtësia shqiptare. “Aruba ekziston. Është regjistruar, ka...