Deklarata e fortë e avokatit: Veliaj do kallëzojë Begajn në SPAK për shkelje të detyrës

Deklarata e fortë e avokatit: Veliaj do kallëzojë Begajn në SPAK për shkelje të detyrës

Avokati Arbër Hoxha ka deklaruar në një lidhje direkte për Klan News me Besard Jacaj se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, do të ushtrojë të drejtën për të kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme kundër Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, për shkelje të Kushtetutës dhe shpërdorim të detyrës. Sipas Hoxhës, Presidenti Begaj ka kryer një nga shkeljet më të rënda të nenit 115, pika 2 të Kushtetutës, duke konsideruar se ankimimi në Gjykatën Kushtetuese pezullon çdo vendimmarrje të Këshillit të Ministrave deri në vendimin e Gjykatës. “Në këto kushte, besoj se zotit Veliaj, patjetër që do të ushtrojë të drejtën e kallëzimit penal për Presidentin e Republikës”, tha avokati. Hoxha theksoi gjithashtu se Gjykata Kushtetuese i kishte komunikuar ditën e djeshme presidentit se vendimi mbi shkarkimin...