Dekreti i presidentit për zgjedhjet në Tiranë, Vangjeli: Duhet të kishte pritur. Nuk ka punë të mira me mjete të gabuara

Dekreti i presidentit për zgjedhjet në Tiranë, Vangjeli: Duhet të kishte pritur. Nuk ka punë të mira me mjete të gabuara

Analisti Lorenc Vangjeli e ka konsideruar të nxituar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e datës së zgjedhjeve të parakohshme në Bashkinë e Tiranës. Në emisionin “Trialog” në RTSH, ai u shpreh se kreu i shtetit duhej të priste vendimin e Gjykatës Kushtetuese, përpara se të përfshinte Tiranën në dekret. Vangjeli u shpreh se në Kushtetutën e vendit ka nene që ndalojnë presidentin për të dekretuar zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, në kohën kur Erion Veliaj ka dërguar vendimin e shkarkimit të tij në Gjykatën Kushtetuese. “Gjykata Kushtetuese është në hierarkinë e institucioneve , është goja që flet së fundmi dhe të gjithë të tjetër duhet të kishin vesh për të dëgjuar kushtetueshmërinë dhe ligjshmërinë e një akti, një veprimi apo procesi. Nga kjo...