Dekreti i Presidentit për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki, Arlind Qori: Begaj po vulos verbërisht atë që i sjell Qeveria

Dekreti i Presidentit për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki, Arlind Qori: Begaj po vulos verbërisht atë që i sjell Qeveria

Dekreti i Presidentit Bajram Begaj për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore në 6 bashki (përfshirë Tiranën) më 9 nëntor, ka nxitur kritika të forta nga Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori. I ftuar në emisionin “Trialog” në RTSH 1, nën moderimin e Alba Alishanit, ku të pranishëm ishin edhe analistët politikë Lorenc Vangjeli, Preç Zogaj dhe Arion Sulo, kreu i Lëvizjes Bashkë vuri në dyshim veprimin e menjëhershëm të Presidentit për dekretimin e zgjedhjeve, duke theksuar se situata ligjore rreth shkarkimit të ish-kryebashkiakut të Tiranës mbetet konfuze. “Më habit padurimi i tij,” tha Qori, duke shtuar se Presidenti kishte kohë dhe hapësirë për t’u konsultuar me juristë kushtetues. “Në rastin më të mirë kemi paqartësi. Aty është bërë një interpretim se kryetari i Bashkisë...