Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Sulmi rus ndërpret energjinë elektrike në centralin bërthamor të Çernobilit
Një sulm ajror rus ka dëmtuar rrjetin elektrik që furnizon me energji strukturën mbrojtëse të re në termocentralin bërthamor të Çernobilit, objekt që mbulon pjesën e reaktorit të dëmtuar gjatë katastrofës së vitit 1986. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Energjisë së Ukrainës. Sipas njoftimit zyrtar, “si pasojë e luhatjeve në furnizimin me energji, Këllëfi Mbrojtës i Ri, një strukturë thelbësore që izolon njësinë e katërt të dëmtuar dhe ndalon lirimin e materialeve radioaktive në mjedis, ka mbetur pa energji elektrike”. Më herët gjatë ditës, një dron rus ka goditur një nënstacion elektrik në qytetin Slavutych, duke shkaktuar ndërprerje të gjera të energjisë në qytet dhe në disa zona të krahinës Chernihiv, sipas autoriteteve lokale. Nuk është hera e parë që kjo strukturë...