Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tre persona dhunojnë me sende të forta 39-vjeçarin në Bilisht, ai plagos me thikë njërin nga autorët
Një konflikt i dhunshëm është regjistruar paraditen e sotme në qytetin e Bilishtit, ku dy persona kanë mbetur të plagosur. Në foto duken tre persona që kanë sulmuar me sende të forta 39-vjeçarin me iniciale G.M., duke i shkaktuar dëmtime në trup. Pas sulmit, i dëmtuari ka nxjerrë një thikë dhe ka goditur njërin prej autorëve. Burime bëjnë me dije se Trajan Çeliku, i njohur nga policia si person problematik, së bashku me dy persona të tjerë ka dhunuar 39-vjeçarin. Konflikti dyshohet se ka nisur për motive të dobëta dhe nuk është hera e parë që palët përfshihen në përplasje. Përplasja nisi me debate verbale, por shpejt degjeneroi në përdorimin e sendeve të forta. Çeliku fillimisht është konfliktuar me 39-vjeçarin në mëngjes dhe më pas...