Torrrres! Barcelona e nis vrullshëm ndaj PSG-së të “sakatuar” (video)

Torrrres! Barcelona e nis vrullshëm ndaj PSG-së të “sakatuar” (video)

1 Tetor 2025 21:27 Telesport Ka ardhur goli i parë në stadiumin olimpik të Katalonjës, aty ku po luhet supersfida mes Barcelonës dhe PSG-së. Barcelona ka gjetur golin në minutën e 19-të, pas një topi të humbur nga Vitinha dhe të fituar nga Lamine Yamal, i cili kombinon me Pedri-n, ky me Rashford dhe në fund Ferran Torres shënon. PSG-ja vjen në këtë takim pa treshen kryesore si Dembele, Doue dhe Kvaratskhelia të dëmtuar. SHIKOGOLIN Në ndeshjet e tjera, Arsenal është duke fituar 1-0 ndaj Olympiacos në “Emirates” me golin e Martinelli. Villarreal po udhëheq 1-0 ndaj Juventusit, Monaco po barazon 1-1 ndaj Man. City, mungon ende goli në sfidat e tjera.