CHAMPIONS LEAGUE: “Paqe” në Barcelona-PSG, Arsenal dhe City “ok”. Juventus po mundet në Spanjë

CHAMPIONS LEAGUE: “Paqe” në Barcelona-PSG, Arsenal dhe City “ok”. Juventus po mundet në Spanjë

1 Tetor 2025 21:48 Telesport Janë mbyllur pjesët e para në takimet e mbrëmjes në Champions League. Në stadiumin olimpik të Katalonjës, Barcelona është duke barazuar 1-1 ndaj PSG-së. Barcelona ka gjetur golin në minutën e 19-të, pas një topi të humbur nga Vitinha dhe të fituar nga Lamine Yamal, i cili kombinon me Pedri-n, ky me Rashford dhe në fund Ferran Torres shënon. Goli i barazimit për francezët do të vinte në minutën e 38-të, ku Senny Mayulu do të shënonte pas një asisti briland të Nuno Mendes. Në “Emirates”, Arsenal është duke fituar 1-0 ndaj Olympiacos. Londinezët shënuan në minutën e 12-të me Gabriel Martinelli, i cili ishte në vendin dhe momentin e duhur për të dërguar topin në rrjetë, pasi goditja e...