Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘PD në krizë identiteti’, analisti: Kandidatët e dinë që do humbin në zgjedhjet për Tiranën
Në një intervistë televizive, analisti Martin Leka tha se Partia Demokratike është në një krizë të thellë identiteti. Sipas Lekës, kjo krizë manifestohet përmes mungesës së kandidatëve të gatshëm për të përfaqësuar PD-në në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, për shkak të bindjes se humbja është e pashmangshme. Ai theksoi se edhe figurat si Gazment Bardhi, Adriana Kala, Luçiano Boçi apo vetë Sali Berisha mund të kishin kandiduar, por mungesa e vullnetit tregon pasiguri të thellë brenda partisë. “PD është në një krizë të madhe identiteti dhe kriza reflektohet në lojën e moszgjidhjeve të kandidatëve, ku shumë mirë mund të kishte Gazmend Bardhin, Adriana Kalanë, Luçiano Boçi për të mos thënë vetë Berisha. Kandidatët refuzojnë të kandidojnë për zgjedhjet e Tiranës sepse e dinë që...