Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Nderohet Ali Ahmeti, lideri i BDI merr titullin “Doctor Honoris Causa” në Universitetin Europian të Tiranës
Univeristeti Europian i Tiranes ka nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” një nga personalitet më të njohura në ndërtimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe me një kontribut të çmuar në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës dhe vendeve partnere liderin e bashkimit demokratik për integrim Z.Ali Ahmeti. Z.Ahmeti vlerësohet për kontributin e tij në avancimin e të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe kontributin e vazhdueshëm në paqen, stabilitetin dhe integrimin euroatlantik të rajonit. Ahmeti, një ish-komandant i shquar i UÇK-së, që luajti një rol kyç gjatë bisedimeve për Marrëveshjen e Ohrit, rrëfeu edhe një nga momentet më të vështira negociatave. Ceremonia e dhënies se titullit Honoris Causa u dha ne ambinetet e UET ku morën pjese figura te njohura te plotikes akdemise...