JD Vance: Demokratët shkaktuan shutdown-in për t’i shpërdoruar taksat e qytetarëve amerikanë në emigrantët e paligjshëm

JD Vance: Demokratët shkaktuan shutdown-in për t’i shpërdoruar taksat e qytetarëve amerikanë në emigrantët e paligjshëm

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance,ka bërë një reagim të ashpër ndaj Partisë Demokratike, duke i akuzuar se janë përgjegjës për mbylljen e qeverisë federale (shutdown), me qëllim, sipas tij, të imponojnë shpenzime qindra miliarda dollarësh për kujdes shëndetësor ndaj emigrantëve të paligjshëm. Vance deklaroi se krahu i majtë i Demokratëve në Senat është shkaktari i krizës, pasi refuzoi të miratojë një buxhet të ri pa përfshirjen e këtyre shpenzimeve. “Nuk është diçka që e kemi shpikur. Nuk është thjesht një slogan politik. Është e shkruar në tekstin e projektligjit që ata vetë kanë paraqitur për rihapjen e qeverisë,” theksoi ai. Vance theksoi se taksapaguesit amerikanë nuk duhet të mbulojnë shpenzime për njerëz që ndodhen në mënyrë të paligjshme në vend. “Ne duam që qytetarët amerikanë të...