Përkeqësohet gjendja shëndetësore e kryeministri sllovak, zyra e tij njofton se nuk do marrë pjesë në samitin e BE-së në Kopenhagen

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e kryeministri sllovak, zyra e tij njofton se nuk do marrë pjesë në samitin e BE-së në Kopenhagen

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ka anuluar udhëtimin e tij drejt samitit të Bashkimit Evropian që po mbahet në Kopenhagen sot. Sipas mediave të huaja, arsyeja lidhet me përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore, si pasojë e atentatit ndaj tij vitin e kaluar. Mediat e huaja mësojnë se fluturimi ishte planifikuar, por u anulua në minutën e fundit. “Gjendja e tij u përkeqësua”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Alexander Kováč, pa dhënë më shumë detaje. Në Kopenhagen, ai pritej të merrte pjesë në takimin mes liderëve të BE-së dhe të zhvillonte një takim dypalësh me kancelarin gjerman, Friedrich Merz. Top Channel