Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Dekreti i zgjedhjeve, flet juristi Jordan Daci: Presidenti Begaj ka konsumuar një shkelje të rëndë kushtetuese
Një ditë pas ankimimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në Gjykatën Kushtetuese ndaj vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij, Presidenti Bajram Begaj dekretoi të mërkurën mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në 6 bashki të vendit më 9 nëntor. Vendimi i Kreut të Shtetit ka shkaktuar reagime të forta në politikë dhe në fushën juridike. Juristi Jordan Daci, në një lidhje direkte për Klan News, e cilësoi dekretin e Presidentit si një akt antikushtetues. Sipas tij, Begaj ka anashkaluar autoritetin e Gjykatës Kushtetuese, e cila është institucioni i vetëm që mund të shqyrtojë ankimime të tilla. “Unë e shoh si një kronikë të paralajmëruar, por gjithsesi jo kushtetuese për arsye shumë të thjeshta, sepse jo më larg se dje reagoi Gjykata Kushtetuese....