Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Mega-procesi gjyqësor ‘Sky ECC’ në Belgjikë, ky është shqiptari drejtues i grupit kriminal të prodhimit e trafikut të drogës! (EMRI)
Në qendër të një procesi të madh gjyqësor që po zhvillohet në Namur është shqiptari Alket.V, i konsideruar si organizatori kryesor i një rrjeti të madh kriminal që merrej me prodhimin dhe tregtimin e kanabisit në Belgjikë. Ai ishte dënuar më parë me dhjetë vite burg dhe kërkohej nga policia shqiptare, por kishte ikur në Spanjë, prej nga ku dyshohet se drejtonte plantacionet e shpërndara në dhjetë vende të Valonisë dhe Brukselit. I arrestuari kundërshton rolin e drejtuesit. Pavarësisht mohimeve të tij, prokuroria e përshkruan si drejtuesin e padiskutueshëm të organizatës: ai rekrutonte njerëz, paguante, organizonte, shiste dhe importonte. Fitimet ishin të mëdha – vetëm një transaksion në dhjetor 2020 për 13 kilogramë kanabis vlente 59 800 euro, ndërsa klientët kryesorë blinin çdo javë deri në 50 kilogramë. Një i pandehur tjetër madje...