Deco zbulon prapaskenën e merkatos: Man. City donte yllin tonë të skuadrës, por përgjigjja ishte “jo”

Deco zbulon prapaskenën e merkatos: Man. City donte yllin tonë të skuadrës, por përgjigjja ishte “jo”

1 Tetor 2025 18:16 Telesport Në një intervistë për “Mundo Deportivo”, drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka zbuluar një prapaskenë të merkatos së verës. Man. City është interesuar për mbrojtësin e djathtë të Barcelonës, Jules Kunde, por katalanasit kanë kthyer direkt përgjigje negative. “Manchester City pyeti nëse Jules Kounde ishte në shitje… dhe përgjigjja jonë e menjëhershme ishte “jo”. Nuk pati asnjë ofertë zyrtare apo negociata, duke qenë se refuzuam që në fillim”, tregon Deco. Kujtojmë që Koundes rinovoji vetëm pak kohë më parë me Barcelonën deri në vitin 2030. Francezi u transferua nga Sevilla te katalanasit në vitin 2022 për 50 milionë euro dhe sot është një nga lojtarët më të mirë në botë në pozicionin e tij.