Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Në Shqipëri nuk ka zgjedhje’, Vokshi: Rama ka dorëzuar vendin te kartelet e drogës
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi tha sot se në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira, teksa foli për zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, duke iu referuar ndërkohë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. E ftuar në një emision televiziv, Vokshi tha se zgjedhjet në Shqipëri kanë problematika të mëdha, jo vetëm se vendi drejtohet nga Edi Rama, por edhe për shkak të forcimit të karteleve të drogës dhe bandave kriminale. “Për zgjedhjet, ç’të flasim? Në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira. Siç ndodhi më 11 maj, nuk ka zgjedhje kur është Edi Rama. Këtu në Këshillin e Europës është sesioni i vjeshtës, ku jam së bashku me Berishën, i cili ka raportuar për zgjedhjet në Shqipëri, për situatën pas tyre dhe për rrëmbimin e të...