Dekreti i zgjedhjeve lokale, Begaj nuk pret Kushtetuesen për Tiranën: Nuk ka pezullim nga Gjykata Administrative

Dekreti i zgjedhjeve lokale, Begaj nuk pret Kushtetuesen për Tiranën: Nuk ka pezullim nga Gjykata Administrative

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar të dielën e 9 nëntorit si ditën kur do të mbahen zgjedhjet në 6 bashki të vendit, përfshi edhe Tiranën. Përmes një njoftimi për shtyp ai ka sqaruar edhe pozitën ligjore lidhur me zgjedhjet në kryeqytet, megjithëse ish-kryebashkiaku i Tiranës është ankuar në Gjykatën Kushtetutese. Në këtë mënyrë, kreu i Shtetit nuk ka pritur vendimmarrje nga Kushtetuesja duke dekretuar datën që i hap rrugë KQZ-së të nisë përgatitjen për zgjedhjet dhe partive të nisin fushatën elektorale. Sipas tij qeveria për ta shkarkuar i është referuar nenit 115 të Kushtetutës që ka të bëjë me “mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë”. Duke iu referuar këtij neni, sipas Presidentit, nuk zbatohet juridiksioni kushtetues për të drejtën e ankimit, por...