Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Ekonomia shqiptare, në rritje”/ Sejko: Norma bazë e interesit mbetet 2.5 për qind. Papunësia ra, pagat shënuan..
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi se norma bazë e interesit do të mbetet 2.5 për qind. Në një konferencë për mediat, Sejko u shpreh se turizmi ka ndikuar në rritjen ekonomike të vendit. Sejko shtoi se rritja ekonomike për vitin e ardhshëm pritet të jetë deri në 3.5 për qind. “Turizmi pritet të vijojë të japë kontribut pozitiv. Inflacioni pritet të kthehet në 3 për qind në vitin 2026. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në 2.5 për qind. Rritja ekonomike për 3 mujorin e dytë ka qenë 3.5 për qind. Parashikojmë rritje në këto nivele në fund të vitit. Sektorët që kanë ndikuar janë turizmi. Sektorët industrialë kanë pësuar rënie dhe kanë ndikuar negativisht në rritjen ekonomike. Sidoqoftë, rritja ekonomike...