Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Partizani likuidon shpejt Studentin në gjysmëfinalen e parë, Tirana arrin një fitore të madhe në Korçë
Janë luajtur ndeshjet e para gjysmëfinale të play off-it në volejboll për meshkuj. Partizani fitoi 3-0 ndaj Studentit në sfidën e luajtur në Farkë, në një përballje pa shumë histori (25-18, 25-15, 25-17). Të trija setet u fituan me lehtësi nga ekipi kampion, ndërkohë që Studenti dukej i lodhur dhe i pafuqishëm të përballonte lojën e “të kuqve”. Për Partizanin duket se kualifikimi në finalet play off është një formalitet. Fitore të rëndësishme jashtë fushe korri Tirana, që triumfoi 3-1 në Korçë ndaj Skënderbeut vendës (25-15, 23-25, 25-21, 25-19). Fitore me aromë kualifikimi për bardheblutë, që arrijnë të triumfojnë falë përvojës. Gjysmëfinale-Meshkuj Nd.1, Partizani – Studenti, 3-0 (1-0) Nd.1, Skënderbeu – Tirana, 1-3 (0-1) 13/4, Studenti – Partizani, 18:00 13/4, Tirana – Skënderbeu, 20:00