Brukseli i bën thirrje Kosovës: Të krijohen sa më parë institucionet e reja

Brukseli i bën thirrje Kosovës: Të krijohen sa më parë institucionet e reja

Një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav u bëri thirrje partive politike që sa më shpejt të formojnë institucionet e reja. “Sigurisht shpresa jonë është që Kuvendi të konstituohet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe shpresojmë që të ketë një qeveri me mandat të plotë sa më shpejt që të jetë e mundur”, u shpreh Ambasadori. Aktgjykimi i plotë i Kushtetueses ende nuk është publikuar dhe vetëm pas këtij hapi  nis afati 12-ditor për konstituimin e Kuvendit, i cili ka ngecur në zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb. Gjykata më e lartë në Kosovë e mori këtë vendim pas ankesës së Listës Serbe, lidhur me votimin ndaras të kandidatëve për nënkryetarë të Kuvendit të...